string(78) "berisha-qytetareve-do-u-kthejme-parate-nuk-do-kete-shqiptare-me-cerek-pensioni"

Shqiperi

Gazeta Express

19/03/2025 19:16

Berisha: Qytetarëve do u kthejmë paratë, nuk do ketë shqiptarë me çerek pensioni

Shqiperi

Gazeta Express

19/03/2025 19:16

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka premtuar se programi i tij do të kthejë paratë te qytetarët dhe do të përmirësojë kushtet e jetesës përmes rritjes së pensioneve dhe rrogave. Ai theksoi se asnjë shqiptar nuk do të ketë pension më të ulët se 200 euro, duke thënë: “Nuk mund të ketë shqiptarë me çerek pensioni, gjysmë pensioni apo dy të tretat pension. Do ketë shqiptarë me 200 euro.”

Berisha premtroi gjithashtu mbështetje për pensionistët dhe rrogëtarët përmes kartës së konsumatorit, duke shtuar: “Me kartën e konsumatorit do marrin 450 euro, dhe kjo do rritet kur të rriten çmimet.”

Ai theksoi se do të ketë ulje të çmimit të energjisë dhe naftës, duke e krahasuar këtë me çmimet në Kosovë: “Energjia do zbresë në 7 lekë. Nafta do zbresë në çmimet që ka Kosova.”

Berisha e quajti këtë paketë “paketë dhembshurie,” duke shtuar: “Kjo nuk është asgjë tjetër veçse kthimi i parave tek shqiptarët, se atyre u merren taksat dhe ne do ua kthejmë atyre.”

Në fund, ai siguroi qytetarët se ky angazhim do të vazhdojë pa u ndalur, për t’u siguruar atyre një jetë më të mirë dhe më të mbështetur ekonomikisht.

aaaaa