Berisha: Pse Edi Rama nuk përgënjeshtron akuzat se ka qenë dy herë në burg? - Gazeta Express
string(73) "berisha-pse-edi-rama-nuk-pergenjeshtron-akuzat-se-ka-qene-dy-here-ne-burg"

Gazeta Express

23/01/2020 23:19

Berisha: Pse Edi Rama nuk përgënjeshtron akuzat se ka qenë dy herë në burg?

Gazeta Express

23/01/2020 23:19

Ish-kryeministri Sali Berisha pasi është shprehur se Edi Rama ka ngritur 13 padi për shpifje, ka deklaruar se pse ai nuk përgënjeshtron akuzën e drejtpërdrejtë se ka qenë 2 herë në burg në Francë.

‘Më e rëndë është akuza e atij që thotë se ka blerë 23 këmisha apo akuza që i bën Gjergji Thimio, i cili thotë se je burgosur 2 herë në Francë. Gjergji Thimio më thotë se unë jam gati për ndjekje penale, nëse kjo nuk mjaftohet.

Lexo Edhe:

Thimio thotë se Rama ka qenë 2 herë në burg në Francë, për shitje ikonash.

Edhe Fatos Nano është shprehur se e mora nga Parisi me thonj të paprerë duke shitur ikona.

Këtë që po them unë e keni në intervistën që jep Gjergji Thimio, pasi doli nga burgu.

A nuk është Gjergji Thimio për tu hedhur në gjyq, nëse është shpifje. A nuk e pyeti publikisht Martin Henze a ke qenë në burg në Francë? A reagoi Edi Rama?

Ky njeri që hedh Sali Berishën në gjyq 13 herë, nuk hedh Gjergji Thimion i cili i thotë me zë e figurë që ke qenë 2 herë i dënuar. Të paktën një përgënjeshtrim bëhet dhe i thuhet se do të çoj në gjyq’, tha ish-kryeministri Sali Berisha.

‘Pasi kapi drejtësinë, në këto vitet e vettingu ka ngritur 13 padi ndaj meje. Shpifjen! Një nga këto shpifje është kjo.

Ky qytetar më shkruan se në Hugo Boss në New York bleu 23 mijë dollarë këmisha. Ky tani më ka paditur për shpifje, por ja ku është mesazhi.

Ti e di shumë mirë, që Nikolla Çaushesku ndërronte çdo ditë kostumin se kishte idenë që helmohej.

Ti e di shumë mirë, që ka kompani që prodhon këmisha që vishet vetëm 1 herë.

Ai zotëria shkruan, tani ju doni që ta fsheh unë këtë?’, deklaroi ish-kryeministri Sali Berisha.