Veto Berisha, deputet i Partisë Liberale Egjiptiane, ka thënë se propozimi i Donika Gërvallës për kryetare të Kuvendit ishte befasi.
Ai ka thënë se edhe pse ka mbështetur kandidatët e partisë fituese, nuk ka qenë i njoftuar paraprakisht për këtë propozim.
Berisha në Tëvë1, ka thënë se në këto momente nuk po duket që ka vullnet nga Vetëvendosje për tejkalim të kësaj situate.
“Nuk po duket që ka vullnet për me dal nga kjo situatë për faktin që partitë opozitare veç kanë dhënë propozimet e veta. Partia e parë nuk e ka konsultuar asnjë parti tjerr dhe ka dal me propozime të tilla dhe rezultati doli ai që ishte. Vetëvendosje duhet të reflektoj dhe të propozoj kandidatët që do t’i votojë edhe opozita dhe përderisa këtë nuk e bënë konsideroj që Vetëvendosje nuk po duket që ka vullnet me dal prej kësaj situate”, ka thënë Berisha.
Të mërkurën Vetëvendojse, ka propozuar Albulena Haxhiun dhe Donika Gërvallën për kryetare të Kuvendit, por asnjëra nuk morën votat e mjaftueshme