Kreu i NISMA-s në Prizren, Zafir Berisha, ka reaguar pas raportimeve në media për shpenzimet e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, për dreka e darka. Berisha ka thënë se po të jetonte poeti Ali Asllani në ditët e sotit, në poezinë e tij Hakërrimi do të shkruante “Që nga Prishtina gjer te Prizreni, mbretëron një errësirë”.
“Po të jetonte Ali Asllani sot, sigurisht se drekat e darkat me para të pupullit nga Albini dhe lakejtë e tij, do ti përshkruante edhe me fuqishëm se në pozeinë “Hakërrimi”, ka shkruar Berisha.
Postimi i plotë:
Po të jetonte Ali Asllani sot, sigurisht se drekat e darkat me para të pupullit nga Albini dhe lakejtë e tij, do ti përshkruante edhe me fuqishëm se në poezin “Hakërrimi” ku nuk do të fillonte : Që nga Korça gjer te Shkodra mbretëron një errësirë,/ nëpër fusha, nëpër kodra, vërshëllen një egërsirë.
Por do ta fillonte poezin “Hakërrimi”; Që nga Prishtina gjer te Prizreni mbretëron një errësirë,/ nëpër fusha, nëpër kodra, vërshëllen një egërsirë.
…o burra, hani, pini, hani, pini or’ e ças,/Për çakallin, nat’ e errët, është ras’ e deli ras’!/Hani, pini dhe rrëmbeni, mbushni xhepe, mbushni arka,/të pabrek’ ju gjeti dreka, milionier’ ju gjeti darka! /Hani, pini e rrëmbeni, mbushni arka, mbushni xhepe,/ gjersa populli bujar t’ju përgjigjet: peqe, lepe!/ Hani, pini dhe rrëmbeni, është koha e çakenjvet;/hani, pini e rrëmbeni, ësht’ bot e maskarenjve”.
Zafa