Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha komentoi sot nga mbledhja e grupit parlamentar të kësaj partie emrat e ministrave të rinj të propozuar nga Kryeministri Edi Rama.
Berisha u shpreh se misioni i PD është që kryeministri Edi Rama të mos e gëzojë këtë mandat.
Kreu i PD e quajti kabinetin qeveritar si “kabineti i funeralit të narkodiktaturës” dhe premtoi përpjekje për ta shkurtuar sa më shpejt ditët e qeverisë së Ramës.
Berisha u shpreh se “në kabinet, u rivendosën në detyra të gjithë bashkëhajdutët kryesorë”.
Berisha gjithashtu komentoi edhe kandidaturën e Ogerta Manastirliut për bashkinë e Tiranë, duke u shprehur se, “Rama i çoi Tiranës atë që duhej dënuar me burgim të përjetshëm për atë që bëri gjatë pandemisë”.
Kryetari i PD, Sali Berisha paralajmëroi ngritjen e dy komisioneve hetimore parlamentare, për atë që e cilësoi si “farsë zgjedhore” dhe për çështjen “McGonigal”.
Berisha akuzoi SPAK-un se është përdorur kundër pluralizmit dhe nuk ka zbatuar qindra mandate arresti, ndërsa ligji antimafia sipas tij “është asgjësuar”.
Në fjalën e tij, Berisha gjithashtu akuzoi Edi Ramën për emërimet në SPAK duke aluduar se Ervin Kondili do të jetë pasardhësi i Altin Dumanit, duke theksuar se institucionet e drejtësisë janë në shërbim të krimit dhe qeverisë.
Këtë vjeshtë, çantat Lucky Bees janë aksesorët që çdo grua duhet t’i ketë. Me modele tote, crossbody dhe shpine,...