Berisha për seancën e fundit parlamentare: Të hidhet në koshin e plehrave, një nga ngjarjet më të turpshme në histori - Gazeta Express
string(115) "berisha-per-seancen-e-fundit-parlamentare-te-hidhet-ne-koshin-e-plehrave-nje-nga-ngjarjet-me-te-turpshme-ne-histori"

Shqiperi

Gazeta Express

24/09/2025 11:23

Berisha për seancën e fundit parlamentare: Të hidhet në koshin e plehrave, një nga ngjarjet më të turpshme në histori

Shqiperi

Gazeta Express

24/09/2025 11:23

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ashpër ndaj mënyrës se si u zhvillua seanca parlamentare e kaluar, gjatë së cilës qeveria miratoi pa debat programin qeverisës. Në një deklaratë për mediat, Berisha e cilësoi atë si një nga ngjarjet më të turpshme dhe më të paprecedenta në historinë e Kuvendit të Shqipërisë.

Seanca e kaluar duhet të hidhet në koshin e plehrave. Ajo do të mbetet si procesverbali më i turpshëm në historinë e parlamentit shqiptar. Ky turp do të ndjekë ata që organizuan një seancë të pashembullt, pa debat, pa transparencë, vetëm për të mbuluar skandalin e 18 rasteve ‘Erion Veliaj’,” u shpreh Berisha.

Sipas tij, zhvillimi i seancës në këtë formë përfaqëson një rekord negativ jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për parlamentarizmin evropian.

Nuk mund t’ia bësh vendit tënd këtë që bënë ata , një grup i papërgjegjshëm që, nga frika, kërkoi të kalojë një program pa asnjë diskutim dhe pa votim të vërtetë. Shënove rekordin më të zi në historinë e parlamentarizmit evropian,” deklaroi ish-kryeministri.

Berisha kërkoi që seanca të rikthehet dhe të zhvillohet sërish me transparencë dhe sipas rregullores parlamentare, duke shtuar se nëse ka deputetë që nuk përballojnë debatin, “le të largohen”.