Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë një konference për shtyp sot e cilësoi sërish procesin zgjedhor të 11 majit si një farsë elektorale të manipuluar në mënyrë masive.
Berisha tha se “patronazhistët” kanë shtrirë ndikimin e tyre deri në diasporë, duke ndikuar ndjeshëm te vota e emigrantëve shqiptarë.
Berisha përmendi rezultate në Qarkun e Fierit, ku sipas tij, janë raportuar përqindje të votimit deri në 92–93% në favor të PS-së.
Kreu i PD-së tha më tej se “1 miliard e 24 milionë euro janë përdorur për të manipuluar zgjedhjet dhe për të blerë vota”.
“Në këto zgjedhje diktatori, apo diktatura autoritare përdori 1 miliard e 24 milionë euro. Cilat janë? 500 milionë në kundërshtim me ligjin në prokurorime publike; 244 milionë në kundërshtim me ligjin interesa bankare dhe grante për fermerët; 200 e ca milionë gjoba dhe kamata të falura të 10 viteve të fundit; 76 milionë çdo pensionist 100 euro. Pa llogaritur dhe 100 milionë rrënjë kanabis, që nuk mbillen dot”, deklaroi Berisha.
Prishtinë, 30 korrik 2025 – Axians, marka e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit e VINCI Energies, po zgjeron praninë...