Berisha për lirimin e Thaçit dhe të tjerëve me kusht: Larg realitetit që mund të jetësohet së paku në 5 muajt e ardhshëm - Gazeta Express
string(119) "berisha-per-lirimin-e-thacit-dhe-te-tjereve-me-kusht-larg-realitetit-qe-mund-te-jetesohet-se-paku-ne-5-muajt-e-ardhshem"

Lajme

Gazeta Express

04/05/2021 22:50

Berisha për lirimin e Thaçit dhe të tjerëve me kusht: Larg realitetit që mund të jetësohet së paku në 5 muajt e ardhshëm

Lajme

Gazeta Express

04/05/2021 22:50

Avokati Besnik Berisha ka komentuar zhvillimet e fundit sa i përket raportimeve për mbrojtjen në liri të të akuzuarve në Hagë.

Sipas gjykatësit të Apelit në Speciale, Kai Ambos, nëse të akuzuarit marrin pëlqimin e një shteti të tretë dhe garantojnë se të akuzuarit do të mbrohen në liri, atëherë ka mundësi që Thaçit dhe të tjerëve t’u pranohet kërkesa për lirim të përkohshëm.

Lexo Edhe:

Lidhur me këto, avokati Berisha në Dpt te Fidani thotë se kërkesa për të dhënë garancinë është e drejtë e secilit të akuzuar.

“Mund t’i kërkohet edhe presidentit Biden, kërkesa dikujt për të dhënë garancione nuk është antiligjore, secili i akuzuar ka të drejtë të kërkojë çfarëdo mjeti apo metode të ligjshme për të dalë nga paraburgimit”, tha ai.

Sipas Berishës, Shqipëria nuk vjen në shprehje që të japë garanci për lirimin e Thaçit dhe të tjerëve.

“Shqipëria nuk vjen në shprehje fare për të dhënë garancione për lirimin e tyre”, tha ai.

Për të gjitha këto mundësi, Berisha thotë se janë larg realitetit që të jetësohen.

“Janë dëshira janë nevojë për të pandehurit, por realisht nuk kanë vend në ligjin për Dhomat  e Specializuara. Janë larg realiteti që mund të jetësohen se paku në 5 muajt e ardhshëm”, shtoi Berisha./ Express/