Berisha për krerët e UÇK-së në Hagë: Shqetësimi i madh është se kërkush s’po shqetësohet për ta - Gazeta Express
string(93) "berisha-per-kreret-e-uck-se-ne-hage-shqetesimi-i-madh-eshte-se-kerkush-spo-shqetesohet-per-ta"

Lajme

Gazeta Express

17/07/2025 21:58

Berisha për krerët e UÇK-së në Hagë: Shqetësimi i madh është se kërkush s’po shqetësohet për ta

Lajme

Gazeta Express

17/07/2025 21:58

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, në emisionin “Click” në RTV21 komentoi vendimin e fundit të Gjykatës Speciale, e cila rrëzoi mocionin e mbrojtjes për rastin Thaçi dhe të tjerët.

“Është një lajm i keq që nuk është aprovuar një kërkesë e mbrojtjes të pjesëtarëve të UÇK-së, edhe pasi u provua që krejt këto kanë qenë falsifikime, prapë se prapë mbetën në burg. Edhe shqetësimi më i madh është se kërkush nuk po shqetësohet, kërkush nuk po del me thënë se kjo është padrejtësi dhe kërkush nuk po bën kurgjë hiq”, tha ai.