Berisha për kandidatin e Alibeajt në Mallakastër: Atë e telekomandojnë, i japin para - Gazeta Express
string(82) "berisha-per-kandidatin-e-alibeajt-ne-mallakaster-ate-e-telekomandojne-i-japin-para"

Shqiperi

Gazeta Express

25/11/2022 13:03

Berisha për kandidatin e Alibeajt në Mallakastër: Atë e telekomandojnë, i japin para

Shqiperi

Gazeta Express

25/11/2022 13:03

Në konferencën që po zhvillon sot me gazetarët, kreui PD-së, Sali Berisha ka sulmuar sot kandidatët e grupimit të Enkelejd Alibeajt që pritet të dalin në zgjedhjet lokale të 14 majit.

A janë negociatat të mbyllura me grupimin tjetër?

Lexo Edhe:

Nuk ka asnjë diskutim që PD del me një kandidat. Çdo kandidat tjetër që del, del në emër të Ramës për të dëmtuar PD-në. Kjo u takon shqiptarëve të thonë fjalën e tyre. PD del me një kandidat të zgjedhur me primare.

Kapllanaj do kandidojë në Mallakastër, Sandër Marku në Lezhë, Gazidede në Dibër, a janë ata kandidatë të Ramës?

Absolutisht vetëm të Edi Ramës. E di ti sa tendera ka fituar Kapllani? Ka fituar me dhjetra tendera, përfshi pallatet ku u krijua keqtrajtimi më i shëmtuar ndaj qytetarëve te 5 Maji. Nuk ka forcë që ta tërheqë PD-në nga tenderat. PD është opozitë e vërtetë dhe jo grup i tendermenëve. Kapllani ka një listë shumë të gjatë tenderash nga pushteti qëndror dhe vendor. Ai është i detyruar. Atë e telekomandojnë. Atij i japin para. “Një kandidat një pallat” është në masën 80-90% e vërtetë. Këta janë të tillë, nuk kanë asgjë të përbashkët me popullin opozitar. Ju e patë se si ishin përzierë aksionet. Nëse ka një akt të vërtetë makbethian të Ramës ishte përfshirja e kreut të opozitës në aferën e Durrësit.