Berisha për gazetën greke: Plani im për emigrantët shqiptarë dhe marrëveshjen e detit - Gazeta Express
string(84) "berisha-per-gazeten-greke-plani-im-per-emigrantet-shqiptare-dhe-marreveshjen-e-detit"

Shqiperi

Gazeta Express

25/02/2025 12:33

Berisha për gazetën greke: Plani im për emigrantët shqiptarë dhe marrëveshjen e detit

Shqiperi

Gazeta Express

25/02/2025 12:33

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka dhënë një intervistë për “To Manifesto” gjatë vizitës në Athinë ku pati takim me shqiptarët e Diasporës.

Ai preku aspektet më të rëndësishme të marrëdhënieve mes Athinës dhe Tiranës, për zgjedhjet e ardhshme dhe për zhvillimet politike në vendin fqinj. 

“Do të krijojmë kushtet më të mira të mundshme për t’i kthyer ata, investimet e tyre dhe miqtë e tyre grekë që të vijnë dhe të investojnë në vendin tonë. Në vitet 2009-2010, shumë erdhën dhe investuan në Shqipëri. Marrëdhëniet ekonomike greko-shqiptare po zhvilloheshin shpejt dhe kishte investime shumë të rëndësishme në vendin tonë, shumica e të cilave tani kanë ikur”, tha Berisha.I pyetur për kontaktet e tij në Greqi, Sali Berisha u përgjigj se vitet e fundit këto ishin të karakterit simbolik, pasi ai ishte (gati) jashtë politikës.

“Kemi kontakte me Partinë Demokratike të Re, që është aleati ynë i vjetër. Konstantinos Mitsotakis ishte kryeministri i parë i huaj që takova në jetën time. Ai erdhi në Shqipëri tri javë pas themelimit të Partisë Demokratike dhe erdhi dhe më takoi si lider i opozitës. Që atëherë, marrëdhëniet tona nuk janë ndalur kurrë, kemi marrëdhënie shumë të mira dhe do të bëhen të shkëlqyera”, theksoi ai.

Në lidhje me atë se si ka ndërmend të shfrytëzojë pjesëmarrjen e partisë së tij në Partinë Popullore Evropiane (PPE) – organizatën më të madhe politike evropiane – për të ndryshuar imazhin e vendit të tij, Berisha ishte shumë i qartë:“Shqipëria duhet fillimisht të shpërbëjë diktaturën narkotike të saj. Shqipëria nuk duhet të eksportojë kriminalitet tek fqinjët dhe në Evropë. Nëse nuk e bën këtë, Shqipëria nuk ka mundësi të përmirësojë imazhin e saj. Tolerancë zero ndaj krimit të organizuar! Shteti i së drejtës, zbatimi i ligjit do të jetë prioriteti ynë kryesor dhe sigurisht, sapo Shqipëria të arrijë të shpëtojë nga diktatura e drogës dhe të bëhet një shtet i së drejtës, reputacioni i saj do të ndryshojë shpejt dhe ne do të jemi një vend vërtet të respektuar. Shqipëria nuk duhet të bëhet kurrë një qendër e trafikut dhe drogës. Shteti nuk duhet të jetë partner me organizatat kriminale, siç ndodh sot në Shqipëri”, theksoi ai.

Advertisement
Advertisement
Advertisement