Berisha për financimet ruse: Rama i mbylli hetimet Bashës, të shohë dosjen “Mitrokhin” - Gazeta Express
string(82) "berisha-per-financimet-ruse-rama-i-mbylli-hetimet-bashes-te-shohe-dosjen-mitrokhin"

Shqiperi

Gazeta Express

03/10/2022 20:56

Berisha për financimet ruse: Rama i mbylli hetimet Bashës, të shohë dosjen “Mitrokhin”

Shqiperi

Gazeta Express

03/10/2022 20:56

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha edhe kësaj here ja ka ngarkuar ish-kreut të PS-së, Lulzim Basha, çështjen e lobimit rus, teksa shtoi se historia ruse do të vijojë.

Ai shtoi se Rama i mbylli hetimet për ish kreun e PD Basha, me urdhër të rusëve ose për ta marrë peng.

Lexo Edhe:

Berisha bëri me dije se ekziston një dosje tjetër që quhet “Mitrokhin”, teksa e fton kryeministrin Rama të hulumtojë ku do shkojë kjo çështje.

“PD s’ka marrë kurrë asnjë financim rus, nëse i ka marrë i ka marrë Lulzim Basha. PD u themelua si parti e interest kombëtar dhe u ka qëndruar rusve në mënyrën strategjike të mundshem. Rama, njeriu që e dinted he ja deklaroi Bashës se ka xhepat me para ruse shkoi të mbyllë çështjen. Kush të dojë mund ta shohë sesa qesharake është. I kërkojmë Bashës të flasë se cila është origjina e parave? Përgjegjësi kryesore ka Edi Rama, i cili o e bllokoi për të marrë peng Bashën ose nga ata sipër. Ekziston një dosje MitroKhin, të shohë Edi Rama ku do shkojë çështja ruse”, tha Berisha.

/Gazeta Express