Berisha: PD nuk bashkon kurrë votat me Ramën për sistemin e drejtësisë - Gazeta Express
string(69) "berisha-pd-nuk-bashkon-kurre-votat-me-ramen-per-sistemin-e-drejtesise"

Shqiperi

Gazeta Express

26/02/2025 13:16

Berisha: PD nuk bashkon kurrë votat me Ramën për sistemin e drejtësisë

Shqiperi

Gazeta Express

26/02/2025 13:16

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha mblodhi sot grupin parlamentar nga ku tha se partia e tij nuk do i bashkojë kurrë votat me Edi Ramën për asnjë lloj mase ndaj sistemit të drejtësisë.

Rama përpiqet me propagandën e tij të krijojë një analogji të qëndrimeve të tij prej kryehajduti ndaj prokurorëve me qëndrimet tona. Është ndryshe. Dua të qartësoj shqiptarët se Kjo parti nuk do të bashkojë kurrë votat me Edi Ramën për asnjë lloj mase ndaj sistemit të drejtësisë. Kjo parti ka platformë të qartë”, tha Berisha.

Sipas kryedemokratit, PD e ka shprehur se nuk duhet të ketë parti politike. Ai theksoi se çdo ndryshim do të bëhet vetëm nëpërmjet reformimit.“Ka shprehur qëndrimet e veta në bindjen më të thellë se Shqipëria nuk mund dhe nuk duhet të ketë prokurori politike por kjo nuk do bëhet kurrë në asnjë mënyrë tjetër përveçse komisionit të Venecias, reformimit. Kjo do bëhet me reformim dhe në asnjë rast duke shndërruar grupin parlamentar në prokurorë, as në avokatë dhe aq më pak partia që pretendon luftën me zero tolerancë ndaj korrupsionit të bashkohet me cilin do qoftë në mbrojtje të korrupsionit”, tha Berisha. “Këneta është e përbetuar që do ta shkrijë SPAK-un. Nëse do isha dhe unë i interesuar për këtë, do ishte më e thjeshta fare. A e di si vinte ai buf bufi, me një fishkëllimë”, tha Rama.

Advertisement
Advertisement
Advertisement