string(61) "berisha-partite-e-vogla-i-hoqen-te-pakten-8-deputete-opozites"

Shqiperi

Gazeta Express

23/05/2025 13:57

Berisha: Partitë e vogla i hoqën të paktën 8 deputetë opozitës

Shqiperi

Gazeta Express

23/05/2025 13:57

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot në një konferencë për mediet se partitë e vogla i hoqën opozitës të paktën 8 deputetë.

Berisha tha “opozita iu ofroi këtyre forcave që bënin opozitën e opozitës, koalicionin, por ato sigurisht refuzuan”.

“Tani këto forca, përveç Arlind Qorrit, morën deputetë sa Tom Doshi. Tre deputetë Tom Doshi, tre deputetë. Kjo shërbeu për t’i hequr opozitës të paktën 8 deputetë. Këta shërbyen për ta privuar opozitën nga 8 deputetë”, u shpreh Berisha.

Duke u ndalur sërish tek ajo që e cilëson si “farsë elektorale”, Berisha tha se të “gjithë qarqet po bëjnë bilancet e manipulimeve dhe do i paraqesim publikisht”.

Berisha theksoi se “misioni im mbaron ditën kur shqiptarët të votojnë të lirë”.

“Unë betejën në PD e bëra që të votojnë demokratët dhe jo t’ua kontrollojë kush kryetarin. Absolutisht. Kjo ishte gjithë beteja ime. Unë betejën për shqiptarët po e bëj që ata të votojnë të lirë, të kenë zgjedhje të drejta. Misioni im mbaron ditën kur shqiptarët të votojnë të lirë. Kjo është një betejë që mbyllet me sukses ditën kur shqiptarët të votojnë të lirë”, u shpreh Berisha.