Berisha paraqitet në SPAK, PD protestë para Prokurorisë së Posaçme - Gazeta Express
string(65) "berisha-paraqitet-ne-spak-pd-proteste-para-prokurorise-se-posacme"

Shqiperi

Gazeta Express

20/01/2025 11:39

Berisha paraqitet në SPAK, PD protestë para Prokurorisë së Posaçme

Shqiperi

Gazeta Express

20/01/2025 11:39

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është paraqitur në SPAK ditën e sotme, në orën 10:00, në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”.

Njësoj si herën e kaluar, ai është pritur jashtë ambienteve të Prokurorisë së Posaçme nga demokratët, të cilët një ditë më parë lajmëruan protestë para SPAK.

“Dita e hënë është data e radhës e përcaktuar për t’u paraqitur Kryetari i PD, Prof. Dr. Sali Berisha, në SKAP. Ndaj, në orën 9:30, përsëri të gjithë në protestë përpara SKAP-it, si vegël në duar të Ramës për të përndjekur kundërshtarët politikë. Faleminderit”, thuhet në mesazhin e ndarë për strukturat e PD.

Kjo është hera e dytë që Berisha paraqitet në SPAK, ndërsa për herë të parë në zbatim të masës së sigurisë shkoi në SPAK më 6 janar.

Apeli i GJKKO caktoi më 3 Janar “Detyrim paraqitje” ndaj ish-kryeministrit të vendit. Për rrjedhojë Berisha do të duhet që të paraqitet në SPAK dy herë në muaj, të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji.

Advertisement
Advertisement
Advertisement