Berisha nxorri foton e Learit në spital me pranga dhe serum, vihen nën hetim mjekët e “Traumës” - Gazeta Express
string(92) "berisha-nxorri-foton-e-learit-ne-spital-me-pranga-dhe-serum-vihen-nen-hetim-mjeket-e-traumes"

Shqiperi

Gazeta Express

23/10/2022 14:50

Berisha nxorri foton e Learit në spital me pranga dhe serum, vihen nën hetim mjekët e “Traumës”

Shqiperi

Gazeta Express

23/10/2022 14:50

Kryetari i PD-së Sali Berisha mbrëmjen e djeshme ka postuar një foto nga spitali i Trumës, ku shfaqet Lear Kurti i shtrirë në shtrat dhe duke marrë serum.

Ndërkohë i riu që humbi jetën pak ditë më parë në duart e policisë në foto shihet me pranga në duar dhe i mavijosur teksa merrte serumin.

Pas publikimit të kësaj fotoje, Policia dhe Prokuroria kanë nisur hetimet për mjekët e spitalit të Traumës.

Burime për Abc bëjnë me dije se hetimi ka nisur për faktin se më herët, spitali i Traumës zyrtarisht tha se i riu mbërriti i pa jete.

Kujtojmë se ditën e sotme, nëna e Learit, Fatmira Mustafaj, ka dhënë një intervistë ku është shprehur se djalin ia kishin dhunuar policët dhe se në trup kishte shenja.

Ndërkohë, sipas ekspertizës mjeko-ligjore, vdekja ka ardhur si pasojë e mbidozës pasi kishte gëlltitur një qese me kokainë. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes vazhdojnë.