Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha sot se nuk ulet me qeverinë për reformën territoriale.
Duke iu përgjigjur interesit të medias, Berisha tha se PD nuk e njeh legjitimitetin e qeverisë Rama.
“PD nuk njeh legjitimitetin e Edi Ramës si kryeministër dhe nuk mund të pranojë të ulet me të. PD nuk mund të pranojë legjitimitet karrigesh mbi farsa elektorale. Reforma zgjedhore bëhet nga partitë politike. Unë nuk them se PS nuk është një parti e spektrit politik në Shqipëri. Reformën zgjedhore e bëjnë partitë politike, nuk e bën qeveria. Ai po, bëri gjithçka, e anuloi reformën që u arrit, vuri dorën e tij dhe arriti ato që deshi”, tha Berisha.
“Por reforma zgjedhore është gjithnjë atribut i partive politike. PS është faktor politik i pluralizmit politik në Shqipëri, nuk u përcaktojmë ne kush do zgjedhë kryetar ajo apo kush është kryetari i saj, kështu që me PS ne nuk mund të themi se nuk do të ulemi për reformën elektorale. Ka rekomandime dhe ne ato do t’i shqyrtojmë. Por jo me qeverinë, me qeverinë nuk kemi asnjë punë. Qeveria nuk ka legjitimitet në këto zgjedhje, ka humbur legjitimitetin”, nënvizoi Berisha.
Berisha komentoi takimet e kryeministrit Edi Rama me krerët e bashkive të zgjedhur nga Partia Socialiste.
“Marrja e kompetencave të qeverisë vendore nga qeveria qendrore është një akt i rëndë antikushtetues dhe është një shkelje e hapur e Kartës së Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Europës, të firmosur nga Shqipëria”, shtoi Berisha.
“Është një shkelje e rëndë e vendimit të Gjykatës Kushtetuese të dhjetorit 2006 që ndalon apo i heq të drejtën qeverisë qendrore të mos bëjë asnjë ndryshim në vendimet e qeverisë vendore”, theksoi Berisha.
“Gjykata Kushtetuese ka vendosur në atë vendim që për objeksionet që mund të ketë qeveria qendrore, ajo nuk mund të ndërhyjë në asnjë rrugë, përveçse përmes gjykatave”, theksoi Berisha.
Pritjes i erdh fund! Rrjeti i marketeve më të mëdha në Kosovë, ETC ka njoftuar për fillimin e fazës...