Sali Berisha ka refuzuar kategorikisht mundësinë për të drejtuar seancën e parë të legjislaturës së re si deputeti më i vjetër.
“S’do ia bëja kurrë vendit tim… Në atë parlament, krimi… po të ishte parlament tjetër po me kënaqësi…”, tha ai.
Berisha ka komentuar edhe mbi qeverinë e re, duke theksuar se asnjë emër i kabinetit të propozuar nga mazhoranca nuk mund të jetë i pranueshëm për opozitën, pasi procesi zgjedhor është konsideruar nga ai si një “farsë”.
Në lidhje me riorganizimin e opozitës, Berisha ka thënë se forumet drejtuese do të vendosin për ripërtëritjen e partisë dhe ndryshimet e mundshme, duke shmangur të dhënat konkrete.
“Funksionet ne i përcaktojmë në mënyrë demokratike, ka një rregull që do të zbatohet. Meqenëse po më pyet mua, Gazmend Bardhi gjykoj se e ka kryer me dinjitet atë detyrë. Do të jetë grupi që e përcakton. Ju do e votoni? A ka mundësi që sekretin e votës të ma respektoni? Kaq.”
“Institucionet e arsimit të lartë publik, përfaqësitë diplomatike jashtë vendit, si dhe Forcat e Armatosura janë pjesë e administratës shtetërore që rregullohen me ligj të posaçëm.”