Berisha njofton protestën e radhës: Të krijojmë qeveri teknike dhe të shpëtojmë vendin nga regjimi - Gazeta Express
string(97) "berisha-njofton-protesten-e-radhes-te-krijojme-qeveri-teknike-dhe-te-shpetojme-vendin-nga-regjimi"

Shqiperi

Gazeta Express

24/06/2024 22:05

Berisha njofton protestën e radhës: Të krijojmë qeveri teknike dhe të shpëtojmë vendin nga regjimi

Shqiperi

Gazeta Express

24/06/2024 22:05

Kryedemokrati Sali Berisha ka folur para mbledhjes së kryesisë .

Ai y shpreh se PD duhet të bëjë gjithçka për të mirëpritur në shtëpinë e tyre të gjithë ata demokrate dhe demokratë që e ndjejnë veten të tillë dhe duan të bashkohen me PD-në.

Lexo Edhe:

Ai njoftoi ndër të tjera edhe protestën e radhës të PD, që do të mbahet më 12 korrik në orën 20:00.

“Armiku ynë i përbashkët është Edi Rama. PD ka nevojë jo vetëm të bashkohet me të gjithë anëtarët dhe mbështetësit e saj, por ka nevojë të bashkohet më shumë se kurrë, me të gjithë spektrin opozitar”, tha Berisha.

“Detyra jonë është një dhe vetëm një, krijimi i Qeverisë teknike dhe shpëtimi i vendit nga ky regjim”, tha Berisha.

Sipas tij, Qeveria teknike krijohet në mënyrën më të pashmangshme se Edi Rama nuk ka më legjitimitet, ai dëshmoi në zgjedhjet e 14 majit se është i gatshëm të shkelë çdo ligj, normë, moral dhe Kushtetutë.

“Ai qëndron në pushtet për shkak të dobësisë së opozitës, ndaj ne duhet t’ia bëjmë të qartë mbështetësve tanë”, tha Berisha.