Berisha njofton protestën e radhës: Mosbindje civile, rruga e vetme e qëndrimit ndaj kësaj qeverie - Gazeta Express
string(96) "berisha-njofton-protesten-e-radhes-mosbindje-civile-rruga-e-vetme-e-qendrimit-ndaj-kesaj-qeverie"

Shqiperi

Gazeta Express

28/01/2025 14:21

Berisha njofton protestën e radhës: Mosbindje civile, rruga e vetme e qëndrimit ndaj kësaj qeverie

Shqiperi

Gazeta Express

28/01/2025 14:21

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka njoftuar se opozita do të zhvillojë protestën e radhës me datën 8 shkurt.

Ai u shpreh se kjo do të jetë protesta më e madhe kombëtare që ka njohur gjithë Shqipëria.

“Partia Demokratikë e cila prej kohësh ka shpallur mosbindjen civile si rrugën e vetme të qëndrimit ndaj kësaj qeverie, më 8 shkurt fton protestën më të madhe që ka njohur Shqipëria për të treguar mospajtimin e plotë me këtë grusht kriminelësh që nuk njohin as normë e moral”, u shpreh Berisha.

“Ftoj shqiptarët të shtunën me 8 shkurt, e gjitha Shqipëria zbret në Tiranë, e gjithë Tirana në rrugë kundër regjimit që i ka bërë Shqipërisë dëmet më të mëdha në histori”, tha Berisha.

Advertisement
Advertisement
Advertisement