string(51) "berisha-nga-lezha-ne-100-dite-ndryshojme-shqiperine"

Shqiperi

Gazeta Express

08/05/2025 21:21

Berisha nga Lezha: Në 100 ditë ndryshojmë Shqipërinë

Shqiperi

Gazeta Express

08/05/2025 21:21

Në mbyllje të fushatës elektorale, Sali Berisha prezantoi programin e tij përpara qytetarëve të Lezhës duke premtuar “transformim rrënjësor të vendit brenda 100 ditëve”.

*“Qytetarë dhe qytetare të Lezhës, mirëmbrëma dhe përshëndetjet e mia më të përzemërta ndaj jush që keni mbushur sot në mënyrë madhështore këtë shesh, por ndaj të gjithë qytetarëve të Lezhës, të këtij qarku, nga Kumbulla dhe Mërkurthi gjer në Shëngjin, nga Torovica gjer në Fushë Krujë. Mbështetja juaj ka qenë dhe mbetet për ne detyrimi më i madh dhe u garantoj se do bëjmë gjithçka për ta shpërblyer me mirënjohje këtë mbështetje”, tha Berisha në nisje të fjalimit të tij.

I shoqëruar nga drejtuesi politik i qarkut, Agron Gjekmarkaj, dhe aleatët politikë Fatmir Mediu, Chris LaCivita, Paul Manafort dhe Philip Griffin, Berisha paraqiti një sërë premtimesh.

*“Në 100 ditë, çdo pensionist që merr sot nën 172 mijë lekë… do marrë secili jo më pak se 200 euro.
Në 100 ditë, çdo qytetar nuk do ketë rrogë më të ulët se 500 euro… energjinë elektrike do e paguani me 7 lekë kilovati. Nafta do shitet me çmimin e njëjtë me Kosovën dhe Maqedoninë, pra 40 përqind më lirë,”
– u shpreh ai ndër të tjera.

Ai gjithashtu premtoi përkrahje të drejtpërdrejtë për fermerët, rimbursim të plotë të barnave, ulje të TVSH-së dhe tatimeve për biznesin, si dhe anulimin e iniciativës së “Ballkanit të Hapur”, të cilën e quajti përgjegjëse për dëmet në prodhimin vendas.

*“Prandaj në 100 ditë ne bëjmë ndryshimin e madh. Bashkohuni në një besëlidhje për të votuar mirëqenien tuaj,” – tha Berisha.