Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha u paraqit paraditen e së martës në Prokurorinë e Posaçme ku është thirrur për të dëshmuar në SPAK, në lidhje me një kallëzimin të gjyqtares së GJKKO-së, Irena Gjoka, pasi ish-kryeministri e akuzoi për një bisedë ku është folur për 500 mijë Euro. Berisha u justifikua duke thënë se nuk e akuzoi por thjeshtë ngriti një pyetje si kryetar i opozitës.
“Altin Troplini ishte shumë i shqetësuar pse unë kam pyetur Irenën me 5 mbiemra, nëse ke një bisedë telefonike me Alket Hysenin për 500 mijë Euro? Pyetje, pyetje i kam bërë unë asaj. Gjyqtarja e Edi Ramës, që ka lidhje familjare me Edi Ramën. Janë shumë shoqe me Linda Ramën. E pyes, a ke ndonjë bisedë me Alket Hysenin në të cilën flitet për 500 mijë euro ryfshet për të hequr nga klasifikimi si grup kriminal apo e ke me Mirel Mërtirin?
Këtë Irena me pesë mbiemra e ka marrë si fyerje. Pra ushtrimin e funksionit publik timin si kryetar i partisë më të madhe opozitare dhe pyetjen, që po të ishte inocente do të refuzonte, do të shpjegonte. Por Irena një mashtruese ordinere, që e ka vendin në burg për ato që ka bërë, e nxitur nga Edi Rama dhe Altin Troplini ngre padi kundër meje” tha Berisha.