Berisha: Në raportin e DASH flitet se nuk ka asnjë investim të huaj - Gazeta Express
string(66) "berisha-ne-raportin-e-dash-flitet-se-nuk-ka-asnje-investim-te-huaj"

Shqiperi

Gazeta Express

29/09/2025 16:39

Berisha: Në raportin e DASH flitet se nuk ka asnjë investim të huaj

Shqiperi

Gazeta Express

29/09/2025 16:39

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot se në raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit “flitet për një narkoekonomi ku nuk ka asnjë investim të huaj”.

Sipas Berishës PD do të vazhdojë misionin e saj të transparencës për narkoshtetin.

“Departamenti i Shtetit në raportin e fundit flet hapur për një model ekonomik që po zhvillohet dhe që në të vërtetë është modeli ekonomik i narkoshtetit dhe narkoekonomisë”, tha Berisha.

Berisha u shpreh se “në Shqipëri nuk ka investime të huaja. Ka 10 vite që nuk numërohen as më gishta investitorët seriozë perëndimore sepse ata janë zëvendësuar nga narkotrafikantët dhe paratë e tyre”.

Sipas kreut të PD-së janë terroristët e karteleve të drogës ata që dominojnë tërësisht tregun shqiptar.

“Ndaj me të drejtë në raport flitet për një korrupsion të madh qeveritar, korrupsion të madh në gjyqësor. Flitet për paratë e drogës, për mungesën e investimeve të huaja, që të gjitha këto tipike për një narkoshtet”, tha Berisha.

Berisha shtoi se kompani të mëdha botërore, gjatë këtyre viteve u larguan nga Shqipëria.

“Rikujtoj këtu se të gjitha akset e mëdha rrugore, nga Hani i Hotit në Gjirokastër, u ndërtuan nga kompani ndërkombëtare me reputacion të madh. Rikujtoj këtu se zbarkuan në Shqipëri gjigantë si Shelli, pavarësisht rezultatit, por shpenzoi mbi 1 miliard euro në shpatet e Shpiragut dhe zona të tjera në kërkim të naftës. Kompani të tjera në real estate kishin projekte mbi 1 miliard e gjysmë dhe ato u larguan të gjitha nga Shqipëria që të gjitha sepse u zëvendësuan nga kartelet e drogës”, tha Berisha.