Gjatë një takimi me qytetarët e Beratit, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ndalur te zgjedhjet e 11 majit tha se PD është në startin e fuqishëm drejt fitores
“Realisht PD ia doli të jetë surpriza e vërtetë e revolucioneve demokratike të viteve ’90. Në të gjithë udhëtimin e saj, kjo parti pa diskutim me gjithë gabimet e saj, Shqipërinë hiperkolektiviste, e shndërroi në Shqipërinë e iniciativës së qytetarëve. E shndërroi në vendin e shpresës. E shndërroi në vendin, i cili nga honet e varfërisë që gjendej edhe muajt e parë të vitit 1992, me të ardhurat për frymë vendi i tretë më i fundit në botë, ia doli ta rendisë në vitin 2008 në grupin e kombeve me të ardhura të mesme të larta.
Ia doli që ekonomia shqiptare t’i rezistojë edhe krizës evropiane. Ia doli që sektori privat të jetë udhëheqës dhe dominues në ekonominë e këtij vendi. Ia doli të hapë Shqipërinë, ta anëtarësojë në Këshill të Evropës, të hapë negociatat me BE, ta anëtarësojë në NATO. Pra, në këtë kontekst, po ta përmbledhim me një fjalë, PD u faktua para shqiptarëve një lokomotivë e vërtetë e zhvillimit të vendit dhe integrimit të tij euroatlantik.
Tani jemi në startin e fuqishëm drejt fitores. Unë ju them ju, se ky është për ne që luftuam diktaturën staliniste, ky është shansi më i madh i jetës tonë, të çlirojmë Shqipërinë nga kjo diktaturë që po e zbraz vendin. Kjo kërkon jo vetëm bashkimin e të gjitha kontributeve tona në PD nga 90 deri më sot, politika nuk është kurrë arti i inateve personale, i hidhërimeve, por i qëllimeve dhe vlerave të përbashkëta. Ndaj dhe këtu nga ky qytet i bekuar ftoj çdo demokrat, të bashkohemi dhe të lëmë mënjanë cdo hatërmbetje. Të kthemi në gjenin tonë të tolerances”, tha Berisha.
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...