string(53) "berisha-ne-11-maj-kishim-farse-elektorale-jo-zgjedhje"

Shqiperi

Gazeta Express

23/05/2025 8:10

Berisha: Në 11 maj kishim farsë elektorale, jo zgjedhje

Shqiperi

Gazeta Express

23/05/2025 8:10

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha u shpreh sot se zgjedhjet parlamentare të 11 majit ishin farsë elektorale.

Në një intervistë televizive, Berisha tha se “në 11 maj nuk pati zgjedhje, por farsë elektorale”.

“Proces zgjedhor zhvillojnë pothuajse 99% e vendeve të botës, por narkodiktaturat zhvillojnë farsa elektorale. Ka farsë elektorale, ka dhe zgjedhje. 11 maji ishte farsë absolute. Janë 16 dokumente ndërkombëtare mbi të cilat bazohet, janë garant të parimeve të zhvillimeve të zgjedhjeve. Dallimi midis farsës dhe zgjedhjeve është pikërisht barazia”, u shpreh Berisha.

Duke cituar raportin e OSBE/ODIHR-it, Berisha u shpreh se “është dhunuar ODIHR dhe Kodi i Venecias për parandalimin e keqpërdorimit të administratës dhe burimeve të saj, janë dhunuar direktivat e Këshillit të Europës për zgjedhjet”.

“U faktua se u zhvillua një farsë elektorale. Ne zbatuam me përpikëri Kushtetutën e vendit. Ne mbrojtëm votën e shqiptarëve dhe u bëmë shqiptarëve një shërbim”, tha ai.