Berisha: Mjeku Pushi u infektua brenda QSUT-së, aty është një bombë biologjike - Gazeta Express
string(76) "berisha-mjeku-pushi-u-infektua-brenda-qsut-se-aty-eshte-nje-bombe-biologjike"

Gazeta Express

30/06/2020 22:07

Berisha: Mjeku Pushi u infektua brenda QSUT-së, aty është një bombë biologjike

Gazeta Express

30/06/2020 22:07

Ish-kryeministri Sali Berisha tha sot se QSUT u shndërrua në një vatër infektoi Covid-19.

Sipas tij mjeku Pushi infeksionin e covid19 e mori brenda QSUT-së.

Lexo Edhe:

“Mjeku Pushi u nda nga ne në një moshë të re, por u nda si një martir i vërtetë i misionit fisnik të mjekut.

Infeksionin ai e mori në QSUT në të cilët xhahilët që drejtojnë sot e shndërruan në një bombë biologjike për gjithë personalin dhe për Shqipërinë.

Xhahil quhet ai që trajtoi Covid-19 ditë e natë edhe pse nuk dinte asgjë dhe ndrikullën shëndetësisë që përzien urgjencën e QSUT-së dhe atë të Infektivit. Unë e kam cilësuar këtë veprim si të tmerrshëm të cilin unë e kam denjuar si një krim të shëmtuar.

Ajo qendër kërkonte vëmendjen më të madhe”, tha Berisha në ‘Tempora’.