Kreu i PD, Sali Berisha, zhvilloi një takim me mësues të qytetit të Kamzës në festën 7 marsit.
Në fjalën e tij, Berisha tha se në qeverisjen e PD, mësuesi u vlerësua shumë, duke iu rritur paga më shumë se kategoritë e tjera.
“Shqipëria në piramidën e rrogave vendosi mësuesit në 1/3 e epërme të saj. Nuk janë kaq shumë vende që e kanë atë pozicion për pagat e mësuesve.
Dhe të gjitha këto së bashku bënë të mundur disa arritje shumë të rëndësishme.U bë e mundur që nga 68% që ishte përqindja e nxënësve që kalonin nga shkolla 9-vjeçare në shkollën e mesme, të arrihet në 90% dhe jo me detyrim, por me mirëorganizim dhe investime.U bë e mundur që Shqipëria nga 12 studentë që kishte për 1 mijë banorë, në një kohë kur mesatarja Europiane ishte 43 studentë, të kalonte në 50 studentë për 1 mijë banorë.U bë e mundur një ngjitje vertikale në testin e PIZA-s. Pra, u shënuan arritjet e para serioze, u shumuan programet me qindra”, u shpreh Berisha.
Duke analizuar situatën aktuale të arsimit në Shqipëri, kreu i PD tha se nga një ngjitje vertikale që pati në vitet 2007-2014, pësoi një rënie dramatike vertikale, një rënie me 69 pikë në njërën prej shkencave më themelore të njeriut dhe njerëzimit, që është matematika. Këto tregues nuk janë rastësor. Këto tregues janë dëshmi e një rrokullisje të madhe të sistemit të arsimit në këto vite të narkodiktaturës, të narkoshtetit”, tha Berisha.
Ai tha se rroga për ta do të jetë mbi mesataren, mbi 1200 euro.
“Ne kemi shpallur moton tonë “Shqipëria Madhështore” unë ju garantoj se kjo moto, sado që mund të tingëllojë e largët, jo realiste, por ju garantoj se “Shqipëria Madhështore” do jetë një realitet shumë më i afërt nga cfarë mendoni ju”. Shqipëria Madhështore është vendi që natyra dhe Zoti i ka dhënë pasuritë më përralle për tu ngritur në zhvillimin e saj. Shqipëria Madhështore është vendi në të cilin mund të prodhohet cdo gjë. Është vendi ku kurrë nuk mund të ishin këto rroga dhe pensione. Shqipëria Madhështore ka një kusht të të gjitha kushteve, arsimin madhështor. Ëndrra e madhe e shqiptarëve për një Shqipëria Madhështore nuk mund të realizohet pa një arsim madhështor, pa transformimin e thellë të arsimit. Shqipëria Madhështore nuk mund të jetë Shqipëria e njerëzve që numërojnë kafshatën, nuk mund të jetë Shqipëria e prindërve që nuk ushqejnë dot fëmijët, e të sëmurëve që nuk blejnë dot marrin ilaçet.
Jo, të gjitha këto marrin fund tre muajt e parë të qeverisjes. Pas tre muajt e parë të qeverisjes nuk ka dhe nuk do të ketë varfëri ekstreme. Paketa jonë është asgjësuese. Shqipëria madhështore, Shqipëria e arsimit madhështor, ku mësuesi do të jetë në piedestalin e nderit për misionin e madh që kanë.“
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...