Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar për rreth 30 minuta një mbledhje me të gjithë drejtuesit politikë të qarqeve.
Gazetari Enkel Xhangoli, raporton se tema kryesore e kësaj mbledhje ishte gjetja e provave për mos mbarëvajtjen e procesit zgjedhor të 11 majit. Të dhënat e secilit prej drejtuesve duhet të paraqitet në raportin e posaçëm të Partisë Demokratike, një përmbledhje kjo që sipas demokratëve do të paraqiten të gjitha shkeljet e zgjedhjeve të 11 majit.