Berisha: Liderët tanë janë mësuar t’i kapësh për krahu dhe t’u tregohet se çka të bëjnë - Gazeta Express
string(84) "berisha-lideret-tane-jane-mesuar-ti-kapesh-per-krahu-dhe-tu-tregohet-se-cka-te-bejne"

Lajme

Gazeta Express

23/06/2025 10:30

Berisha: Liderët tanë janë mësuar t’i kapësh për krahu dhe t’u tregohet se çka të bëjnë

Lajme

Gazeta Express

23/06/2025 10:30

Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, ka shprehur shqetësimin e tij për gjendjen aktuale politike në vend, duke kritikuar qasjen e liderëve ndaj udhëheqjes dhe mungesën e bashkëpunimit mes tyre.

“Liderët politikë janë mësuar me i kap përkrahu e me iu kallxu çka me bë. Nuk ka iniciativë, nuk ka zotësi, nuk po shkojmë kah mirëkuptimi, por kah përçarja,” u shpreh Berisha.

Ai tha se situata e tanishme nuk është e qëndrueshme dhe kërkoi reflektim për të gjetur një rrugëdalje.

“Këtyre rasteve u vjen fundi, duhet me u ndal dhe me e këqyrë qysh me pasë rrugëdalje sepse i ka humbur kuptimi,” deklaroi deputeti i AAK-së.