Berisha: Kur isha pjesë e Polonisë, refuzova të luaja kundër Shqipërisë - Gazeta Express
string(69) "berisha-kur-isha-pjese-e-polonise-refuzova-te-luaja-kunder-shqiperise"

Basketboll

Gazeta Express

25/08/2022 13:19

Berisha: Kur isha pjesë e Polonisë, refuzova të luaja kundër Shqipërisë

Basketboll

Gazeta Express

25/08/2022 13:19

Dardan Berisha e ka zbuluar një prapaskenë interesante të së kaluarës.

Basketbollisti më i mirë kosovar një kohë ishte pjesë e Kombëtares së Polonisë, ndërsa në një rast i ishte dashur të përballej me Kombëtaren shqiptare.

Dhe, ai e kishte marrë një vendim me zemër, shkruan “Gazeta Express”.

“Ka qenë viti 2010 më duket, ishin kualifikimet për në Kampionatin Evropian dhe në atë kohë unë kam luajtur për përfaqësuesen e Polonisë dhe e kemi pasur në grup Shqipërinë dhe kam refuzuar të luaj edhe në Shqipëri edhe në Poloni. Normal, ishte presioni atje pse nuk po luaj, edhe trajneri në atë kohë i përfaqësueses së Polonisë edhe federata e kanë kuptuar. Ndoshta tifozët jo aq shumë, por unë ashtu jam ndier dhe ashtu e vendosa”, deklaroi basketbollisti pejan në konferencë për shtyp sot.

Berisha luajti tek Peja në vitet e fundit, ndërsa së fundmi u rikthye tek Sigal Prishtina, ku kishte fituar gjithçka vite më parë. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement