string(75) "berisha-krimi-elektoral-synon-te-ndryshoje-rezultatin-duhet-te-ndeshkohet-2"

Shqiperi

Gazeta Express

10/05/2025 16:56

Berisha: Krimi elektoral synon të ndryshojë rezultatin, duhet të ndëshkohet

Shqiperi

Gazeta Express

10/05/2025 16:56

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha foli sot për programin e kësaj force politike për zgjedhjet e 11 majit.

Gjatë një interviste televizive, Berisha tha se është një punë trevjeçare me programin, punë serioze, me ekipe ndërkombëtare.

Ai program ngjalli skepticizëm kur u pa kur do gjenden këto, unë për herë të parë në jetën time paraqes një program 100% me të njohura, çdo gjë që kam thënë në atë program. Ai program është realisht transformues, këta lanë pensionistët me 140 mijë lekë, Kosova shtoi 20% pensionet, dha nga buxheti 100 milionë euro, Rumania 164 euro, tani e ka 800 e ca euro”, tha Berisha.

Berisha theksoi se nga 860 mijë pensionistë, “600 mijë prej tyre bëjnë jetë mizerabël”.

“Unë jam mjek dhe e njoh mjekësinë që në vitet ’70, shëndetësia jonë në 12 vite u shpërbë. Kuotat e Berishës sot janë më të larta se të të gjithë jetës së tij. Do përkthehen dhe për vota. Ky Sali Berishë është më i njohur sot, nuk ka ndodh kurrë që të miratohen 4 rezoluta dhe të gjitha për ato kauza që Berisha ka mbrojtur në izolim të thellë. Chris është njëri prej tyre. Sot kishe përfaqësues të Bundestagut gjerman, një lord anglez me thirrje të madhe publike për PD”, pohoi ai.

Berisha tha se “ata menduan se unë isha njeriu që nga mesazhet e tyre do të impresionohesha (për SPAK), por unë do të mbroja interesin publik”.

“Krimi elektoral, ai që synon të ndryshojë rezultatin duhet të ndëshkohet. Historia ime kaq ka qenë me ta. Vetting-u më ka bërë nder kolosal. Çdo ditë kur politika flet, duket sikur Vetting-u bëhet për mua”, tha Berisha.