Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë takimit me qytetarët në Astir u ndal edhe tek takimi që pati në Valencia në samitin e Partive Popollore Evropiane.
Berisha u shpreh se kombi po boshatiset dhe vendet e punës po shkatërrohen. Ai theksoi se me programin e Partisë Demokratike do të vendoset minimumi jetik 200 euro për çdo pensionist.
“Në Valencia informova audiencën europiane se në 10 vite sipas statistikave u larguan 1 mln 99 mijë shqiptare vetëm për zonat shengen. Kombin po boshatiset. Shkaku kryesor është varfëria, papunësia. Dëgjoni pak Edi Ramën dhe ministret e tij. Dje fliste për çart. Punësimi është rritur dhe papunësinë do e zbresim në 6%. Ju garantoj, po vetëm në 10 vite kanë ikur 600 mijë të rinj. 600 mijë krah pune. Ky i pamëshirë tallet me shqiptarët. Prodhimi ka 3 vite që bie në mënyrë dramatike.
Eksportet nga viti 2023-2024 sipas statistikave të tij ra me 32%. Do të thotë që minimumi që 60 mijë shqiptarë humbën vendin e punës. Pra vendet e punës shkatërrohen, ndërmarrjet falimentojnë nga rënia e euros. Ai i papërgjegjshëm vërtitet duke thënë se është ulur papunësia në mënyrë të ndjeshme. Të gjithë punësohen në vende të tjera. Programi ynë është programi i ndryshimit të Shqipërisë, me të cilin do vendosim minimumin jetik 200 euro, çdo pensionist.”, tha Berisha.