Berisha: Kodi i ri Penal, dhunë mbi qytetarët - Gazeta Express
string(43) "berisha-kodi-i-ri-penal-dhune-mbi-qytetaret"

Shqiperi

Gazeta Express

30/07/2025 13:11

Berisha: Kodi i ri Penal, dhunë mbi qytetarët

Shqiperi

Gazeta Express

30/07/2025 13:11

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar për Kodin e ri Penal, duke e konsideruar atë një mjet për shtimin e presionit shtetëror mbi qytetarët dhe një kërcënim serioz për të drejtat themelore.

Në një konferencë për mediat të mërkurën, Berisha deklaroi: “Kodi i ri Penal dyfishon dhunën ligjore mbi qytetarët. Burg për parkime, për faturat e dritave, për faturat e ujit, burg për ndërtimin në tokën e truallit tënd. Pra, dhe përgjysmim i dënimeve për zyrtarët abuzivë.”

Duke iu referuar qëndrimit të një dite më parë të Prokurorit të Përgjithshëm, Olsian Çela, Berisha tha:
“Prokurori i Përgjithshëm, me kurajo, denoncoi faktin se institucioni i tij, apo ai si përfaqësues i akuzës në Shqipëri, nuk kishte asnjë dijeni për Kodin Rama-Ulsi. Tani që ai deklaron se institucioni i tij as që është pyetur ndonjëherë, as për konsultë, as për mendim, kuptoni ju se çfarë përfaqëson Kodi, që në të vërtetë shënon pothuajse dyfishimin e dhunës ligjore.”

Berisha e cilësoi këtë paketë si një “kod të narkove” dhe shtoi se përbën një goditje për qytetarin e zakonshëm dhe për sipërmarrësit:“Kodi është një kërcënim serioz për çdo qytetar, biznes e pronë.”

Një ditë më parë, Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, kritikoi ashpër mënyrën se si po hartohet Kodi i ri Penal, duke e konsideruar atë një nismë të nxituar, të pakonsultuar dhe me pasoja të rënda për sistemin e drejtësisë.