Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë, duke kërkuar shfuqizimin e masës së sigurisë “detyrim paraqitje” që e detyron të paraqitet dy herë në muaj në Prokurorinë e Posaçme. Vendimi i Apelit të Posaçëm, që vendosi këtë masë në datën 3 janar, është në fuqi, por Berisha po kërkon ndryshimin e tij.
Berisha dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi, janë të pandehur për akuzën e korrupsionit në bashkëpunim lidhur me çështjen penale të kompleksit “Partizani”. Sipas SPAK, Berisha ka krijuar kushte të favorshme për dhëndrin e tij, ndërsa Malltezi akuzohet gjithashtu për pastrim parash.
Po ashtu, Malltezi ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë për të shfuqizuar masën e “arrest në shtëpi”, që i është vendosur nga Apeli i Posaçëm.
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...