Gjatë një takimi me qytetarët në Mat kreu i Partisë Demokratike, deklaroi se nuk ka ambicie për pushtet apo pasuri, por këkon vetëm 100 ditë prove.
Ai akuzoi qeverinë e Edi Ramës për 12 vite keqqeverisje, duke theksuar varfërimin e shqiptarëve, rritjen e çmimeve dhe emigrimin masiv. Berisha premtoi disa masa urgjente brenda 100 ditëve të para të qeverisjes, si rritjen e pensionit minimal në 200 euro dhe të pagës minimale në 500 euro.
“Kërkoj 100 ditë për të vendosur pensionin minimal 200 euro. Kërkoj vetëm 100 ditë për të shpalosur para çdo shqiptari një mundësi të re, nuk do të ketë rrogë nën 500 euro, vendosim rrogën minimale 500 euro, do të kemi kartën e konsumatorit. Ulim në 7 lekë ccmimin e energjisë për qytetarët, do të përgjysmojmë tarifën e ujit të pijshëm”, deklaroi Berisha.