Pas dështimi të radhës në zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha tha se kanë kërkuar të propozohen kandidatë që siç u shpreh ai, kanë qenë më njerëzor.
Berisha madje tha se duhet dikush që di të thotë “mirëdita”.
“Mos harroni që kemi thënë njerëz që edhe kanë qenë pak ma njerëzor, edhe që dinë me u vet, që dinë me të thënë “mirëdita” po”, u shpreh tutje ai./EO