Berisha jashtë grupit të PD-së, Kuvendi zbardh arsyen - Gazeta Express
string(52) "berisha-jashte-grupit-te-pd-se-kuvendi-zbardh-arsyen"

Berisha jashtë grupit të PD-së, Kuvendi zbardh arsyen

Shqiperi

Gazeta Express

16/04/2024 13:06

Kuvendi i Shqipërisë, përmes një njoftimi zyrtar ka bërë të ditur arsyen pse Sali Berisha është lënë jashtë Grupit Parlamentar të PD-së, pas kërkesës së Gazment Bardhi që revokoi të gjithë masat disiplinore.

Kuvendi thekson se Berisha nuk ka qenë anëtar i grupit të PD që prej nisjes së legjislaturës. Me kërkesë të Bardhit në grup janë kthyer të gjithë deputetët që kanë qenë anëtarë të grupit të PD që prej nisjes së legjislaturës më 10 shtator.

Lexo Edhe:

“Në datën 9 prill 2024 Kuvendi është njoftuar nga z. Gazment Bardhi mbi “Revokimin e të gjitha vendimeve për masa disiplinore të marra nga grupi gjatë kësaj legjislature.” Deputeti Sali Berisha, prej fillimit të legjislaturës, nuk ka qenë anëtar i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.

Lideri i opozitës, Sali Berisha ka mbetur zyrtarish jashtë Grupit Parlamentar të PD. Edhe pse shumica e deputetëve demokratë vendosën që ish-kryeministri të jetë pjesë e grupit, kjo nuk u reflektua në faqen zyrtare të Kuvendit.

Të gjithë deputetët e tjerë të përjashtuar në dy vite, u rikthyen në grupin e PD-së, ndërsa Berisha vijon të figurojë deputet i pavarur.