Berisha: INSTAT-i përllogarit si eksporte mallrat që kalojnë transit për në Kosovë - Gazeta Express
string(81) "berisha-instat-i-perllogarit-si-eksporte-mallrat-qe-kalojne-transit-per-ne-kosove"

Shqiperi

Gazeta Express

19/08/2025 16:00

Berisha: INSTAT-i përllogarit si eksporte mallrat që kalojnë transit për në Kosovë

Shqiperi

Gazeta Express

19/08/2025 16:00

Kreu i PS Sali Berisha e akuzon Institutin e Statistikave se me urdhër të kryeministrit, po manipulon shifrat e ekonomisë. Ai foli për rastin e eksporteve që, ndryshe nga të dhënat zyrtare, është në rënie dhe, sipas tij, po përdoren pasqyra të manipuluara duke llogaritur si eksporte mallrat që Kosova kalon transit në portin e Durrësit.

“Eksportet kanë rënie 7%. Shkarkon Kosova naftë në Durrës, ky quhet eksport i Shqipërisë në Kosovë. Edi Rama dhe instituti i tij i turpshëm, i shpallë rieksporte. Kërkon të mbulojë me çdo kusht instalimin e narko ekonomisë.”

Të njëjtën gjë Berisha thotë se qeveria po bën edhe me shifrat e turistëve.

“Vijnë nga rajoni për të marrë linjat e lira dhe këta Edi Rama i regjistron turistë.”

Kryedemokrati denoncoi edhe atë që e quan kryelajmin e verës: vendosjen e një pensioni nga Rama për vete, që i kalon 400 mijë lekë.

“I garantoj se kurrë nuk do ta gëzojë. Edi Rama caktoi për veten e tij një pension 30 e ca herë më të madh se mesataren e pensionit të vendit të tij.”