Berisha: Hoti e çoi Kosovën në dialog për draftimin e marrëveshjes gjithëpërfshirëse me njohje reciproke - Gazeta Express
string(103) "berisha-hoti-e-coi-kosoven-ne-dialog-per-draftimin-e-marreveshjes-gjitheperfshirese-me-njohje-reciproke"

Berisha: Hoti e çoi Kosovën në dialog për draftimin e marrëveshjes gjithëpërfshirëse me njohje reciproke

Gazeta Express

12/08/2020 22:02

Visar Berisha, këshilltar i kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se moskuptimi i dialogut për përmbylljen e pavarësisë është infantilitet politik.

“Kthimi në NORMALITET i pozicionit ndërkombëtar të Kosovës me veprimet e guximshme të Kryeministrit Hoti përballë vet bllokadës që i ishte shkaktuar Kosovës, ka sjell në tryezën e bisedimeve qëndrimet e drejta nga një pozicion i barabarësisë; Dialog për draftimin e Marrëveshjes gjithëpërfshirëse me njohje reciproke”, ka shkruar ai në Facebook.

Lexo Edhe:

“Kosova e ka obligim që të mos fshehët pas qëndrimeve populiste për konsum të brendshëm dhe të kërcënoj dialogun dhe fascilituesit e garantuesit e tij. Por të përfaqësoj siç është duke ba qëndrimet shtetnore para miqve ndërkombëtarë”, ka thënë Berisha.

Shkrimi i plotë i Berishës:

Moskuptimi i Dialogut për përmbylljen e Pavarësisë është infantilitet politik!

Modeli paternalist, i zgjidhjeve afektive, bajraktariste asht modeli i cili nuk i ka dhanë Kosovës asnjë milimetër përparësi në avancimin e projektit te saj për rrumbullakimin e pavarësisë.

Përkundrazi, e ka izoluar dhe ia ka vyshkur kreativitetin duke e ulur në bankën e të akuzuarës para miqve të vendit tonë.
Sepse nuk mund të kesh qëndrim të fortë e refuzues pa pasur pozicion të fortë e rezistues.

Kthimi në NORMALITET i pozicionit ndërkombëtar të Kosovës me veprimet e guximshme të Kryeministrit Hoti përballë vet bllokadës që i ishte shkaktuar Kosovës, ka sjell në tryezën e bisedimeve qëndrimet e drejta nga një pozicion i barabarësisë; Dialog për draftimin e Marrëveshjes gjithëpërfshirëse me njohje reciproke.

Kosova e ka obligim që të mos fshehët pas qëndrimeve populiste për konsum të brendshëm dhe të kërcënoj dialogun dhe fascilituesit e garantuesit e tij. Por të përfaqësoj siç është duke ba qëndrimet shtetnore para miqve ndërkombëtarë.

Kurrkush nuk do të mund ta ktheje Kosovën me në geto e larg miqve të saj. Histerizmat politike mund të konsumohen vetëm brenda tarafeve përkatës, jo me tutje. Kosova ka punë për të ba, nuk ka kohë.