Kreu i PD, Sali Berisha, tha se gjyqtarin e ndjerë Astrit Kalaja e ekzekutoi shteti, pasi sipas tij nuk u mor asnjë masë mbrojtëse nga policia.
Ai tha se Apeli është më i rëndësishëm se SPAK-u, dhe sipas tij, qeveria ka bërë gabimqë dyfishoi mbrojtjen e prokurorëve të SPAK.
Berisha: Në vend të shprehjes së një ndjenje përgjegjësie shtetërore dhe qeveritare, një ministër i dalë nga sënduqet e Xhorxh Sorosit shpërthen me në fjalor ordineri, me një fjalor që dëshmon të gjithë brendinë e tij se çfarë përfaqëson.
Gjykatësi është vrarë, është ekzekutuar në mënyrë barbare në krye të detyrës dhe ju e patë, narkoqeveria dje, në vend se të përcaktonte masa për mbrojtjen e gjykatësve, dublikoi masat për mbrojtjen e skapistëve.
Unë nuk jam kundër mbrojtjes së skapistëve, por gjykata e apelit dhe gjykatësi i apelit në aspektin e vendimit është më i rëndësishmi i vendimmarrjes gjyqësore.
Dhe nuk shkroi asnjë fjalë, asnjë germë.
Pra, do mbrohen 18 vite, se çfarë do bëhet me 200 të tjerë, siç ishin, mbeten.
Ky që foli, se ajo nuk fliste dot, ministrja që mashtroi publikisht, nuk tha një fjalë.
Ministrja që mashtroi publikisht se policia nuk ka punë me sigurinë e gjykatave, në fakt ka. Kjo nuk ka ndodhur ndonjëherë, flet ministri për ministrin.
Ngrihet Balla, thotë të dalë jashtë se i tha dikush idiot. Po ai, edhe fjala idiot fyhet me të.
Po sigurisht, dëgjojeni fjalën e tij në parlament.
Aty është vrarë një njeri dhe atë e vrau shteti.
E vrau shteti në kuptimin që ai ishte totalisht pa asnjë mbrojtje sikur të ishte në kafene.
Pasi fusin në rend nderimesh Enver Hoxhën, duke shkelmuar ligje të vendit, duke shkelmuar rezolutën e parlamentit për këtë figurë të zezë, për këtë Hitler të shqiptarëve, e bëri libraria, e bëri biblioteka.
E bëri Edi Rama me urdhër.
E bëri Edi Rama me Niko Peleshin.
Me një fjalë, siç e shihni parlament i mbushur me përfaqësues të karteleve të drogës dhe krimit.
Prishtinë, tetor 2025 – Medieve në Kosovë u është shtuar një platformë e re që do të raportojë dhe...