Berisha: Gjendja e grave dhe vajzave sot në Shqipëri, është dramatike - Gazeta Express
string(67) "berisha-gjendja-e-grave-dhe-vajzave-sot-ne-shqiperi-eshte-dramatike"

Shqiperi

Gazeta Express

04/10/2025 13:53

Berisha: Gjendja e grave dhe vajzave sot në Shqipëri, është dramatike

Shqiperi

Gazeta Express

04/10/2025 13:53

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha mori pjesë sot në konferencën “Të bësh ndryshimin: nga influencues në vendimmarrës”, e organizuar nga PD dhe fondacioni suedez, “Jarl Hjalmarson”.

Gjatë fjalës së tij Berisha tha se gjendja e Shqipërisë është dramatike dhe se ato që e paguajnë çmimin më të shtrenjtë janë gratë dhe vajzat.

“Ne nuk do të harrojmë kurrë se çështja e rolit të gruas, çështja e barazisë gjinore, është para së gjithash një çështje e të drejtave të njeriut. Kjo pabarazi e kristalizuar në shekuj, dhe që ka forma nga më të shëmtuarat të shfaqjes së saj, fatkeqësisht është armiku kryesor sot i të drejtave të njeriut, i vajzave dhe grave, në Shqipëri, Evropë dhe në botë.

“Gjendja sot e grave dhe vajzave, në Shqipëri, është dramatike, siç është dramatike gjendja e shoqërisë shqiptare, por ato që paguajnë çmimin më të shtrenjtë në këtë mes janë gratë dhe vajzat, pasi Shqipëri është vendi i parë dhe i vetëm në të cilin sundon një narkoregjim, një diktaturë autoritare e bazuar në drogë, e bazuar në krimin dhe lidhjet e pushtetit me krimin”, tha Berisha.

Berisha u shpreh se gjatë qeverisjes së PD-së “u përpoqëm dhe shënuam hapa të rëndësishëm në betejën tonë kundër pabarazisë, në betejën tonë kundër murit të patriarkisë”.

“Ne arritëm që, nga një diferencë prej 36% në paga që ekzistonin midis burrave dhe grave, ta ngushtojmë këtë diferencë në 17.8%”, tha Berisha,

Por sipas Berishës “kjo arritje u rrokullis me shpejtësi”.

“Sot, ato janë punonjëse, punëtore, ekspertet më të keqpaguara në gadishullin e Ballkanit. Por, jeta e gruas shqiptare në narkodiktaturën autoritare të bazuar mbi drogën është me shumë drama, është jashtëzakonisht e dhimbshme,

“Nuk gjen kund në Europë me vatra bosh, sepse fëmijët janë larguar. Nënat kryefamiljare, sepse burrat janë larguar në emigracion. Sot ne numërojnë numrin më të lartë të vrasjeve të grave, sepse nuk ka një mbrojtje. Sot dhuna nxitet”, u shpreh Berisha ndër të tjera.