string(82) "berisha-duhet-organizim-i-fuqishem-fati-i-zgjedhjeve-varet-nga-puna-ne-cdo-seksion"

Shqiperi

Gazeta Express

20/12/2022 18:40

Berisha: Duhet organizim i fuqishëm, fati i zgjedhjeve varet nga puna në çdo seksion

Shqiperi

Gazeta Express

20/12/2022 18:40

Ish-kryeministri Berisha në mbledhjen e sotme të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, ka deklaruar se ka ardhur momenti i organizimit të kësaj force politike para zgjedhjeve lokale.

Berisha theksoi se fati i betejës me kundërshtarët politikë varet nga puna në çdo seksion të PD-së.

Ai u shpreh i bindur për fitoren në zgjedhjet lokale të 14 majit, ndërsa shtoi se kishin edhe betejën me kryeministrin Edi Rama, i cili sipas tij po tentonte të përçante PD-në.

Berisha: Ky organizim është përcaktues sot për betejën elektorale, ne hyjmë në betejë elektorale se ne nuk heqim dorë kurrë nga zgjedhjet. Bojkotimi i zgjedhjeve nga ana jonë është “forbidden”, i ndaluar. Organizimi ynë në nivel seksioni, nga lufta që ne duhet t’i bëjmë fiktivitetit, njohuritë, mbi funksionalitetin e çdo seksioni, në çdo seksion përcaktohet fati i betejës tonë, çdo seksion është një qendër votimi.

Kjo do të thotë se çdo anëtar ka një vend kryesor, dhe ai vend është seksioni. Të zbresim te seksioni, të takohemi, të bëjmë bilance, të riorganizohemi. Ne me këtë mund të kompensojmë dhe të përballemi me regjimin, ndaj dhe kandidatët i kemi, i kemi zgjedhur në mënyrën më demokratike, kundërshtari është i tmerruar nga procedurat që kemi ndjekur por këto nuk mjaftojnë!

Duhet organizim i fuqishëm! E kemi diskutuar shumëherë këtë çështje, ndaj dhe fillohet menjëherë me ndarje pune për çdo seksion, verifikimin, fiktivitetitn, realitetin, zgjerimin e hapjen. Ne nuk mund t’i mohojmë një demokrati që familjarët e tij apo të saj të jenë anëtarë në PD, hiqeni nga mendja, janë të mirëpritur! Ne duhet të shtrihemi detyrimisht në territor.

Në këtë mënyrë unë gjykoj se ndeshjen e fuqishme në këto zgjedhje do e fitojmë por kemi dhe betejën me Edi Ramën për t’i dhënë atij mësimin për përpjekjet e tij për të zhdukur partinë Demokratike.