Berisha: Do bëjmë çdo përpjekje për rikthimin e votës së lirë - Gazeta Express
string(60) "berisha-do-bejme-cdo-perpjekje-per-rikthimin-e-votes-se-lire"

Shqiperi

Gazeta Express

01/09/2025 17:56

Berisha: Do bëjmë çdo përpjekje për rikthimin e votës së lirë

Shqiperi

Gazeta Express

01/09/2025 17:56

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot se do të bëjnë çdo përpjekje për rikthimin e votës së lirë.

Në një konferencë për mediet nga selia blu, kreu i PD-së u shpreh se opozita ndodhet para frontit më të gjerë dhe më të vështirë të betejës në tërë ekzistencën e saj.

Sipas Berishës çdo vendim i institucioneve të administrimit të zgjedhjeve është marrë në favor të PS.

“Nga 20 marsi gjer sot, të gjitha shkeljet e mëdha të ligjit, të gjitha krimet elektorale janë injoruar totalisht me gjithë qindra e mijëra dokumente zyrtare, janë injoruar nga narkopolicia, janë injoruar nga institucionet e shqyrtimit të ankesave, KQZ-ja, janë injoruar tërësisht nga Altin Dumani. Të gjitha. Çdo vendim i atij që quhet Kolegj Zgjedhor ka qenë kundër opozitës”.

“Opozita ndodhet para frontit më të gjerë dhe më të vështirë të betejës në tërë ekzistencën e saj. Ajo duhet të bëjë çdo përpjekje për rikthimin e votës së lirë tek shqiptarët dhe desorosifikimin e Shqipërisë”, tha Berisha.