Berisha del në mbrojtje të Veliajt: Kryebashkiakut të Tiranës po i shkelen të drejtat në qeli - Gazeta Express
string(92) "berisha-del-ne-mbrojtje-te-veliajt-kryebashkiakut-te-tiranes-po-i-shkelen-te-drejtat-ne-qeli"

Shqiperi

Gazeta Express

04/08/2025 15:00

Berisha del në mbrojtje të Veliajt: Kryebashkiakut të Tiranës po i shkelen të drejtat në qeli

Shqiperi

Gazeta Express

04/08/2025 15:00

Ish-kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është paraqitur këtë të hënë pranë Prokurorisë së Posaçme (SPAK), në zbatim të masës së sigurisë “Detyrim paraqitje”, lidhur me çështjen “Partizani”, ku akuzohet për korrupsion. Pas disa minutash qëndrimi në ambientet e SPAK-ut, Berisha firmosi dokumentacionin e nevojshëm dhe la një shënim, ndërsa në dalje iu drejtua mediave me një deklaratë ku nuk kurseu akuzat ndaj kreut të SPAK-ut, Altin Dumani.

Në vijim, Berisha foli edhe për çështjen e kryebashkiakut të pezulluar të Tiranës, Erion Veliaj, i cili ndodhet prej disa muajsh në qeli. Ai denoncoi mënyrën e trajtimit të Veliajt dhe shkeljen, sipas tij, të të drejtave të tij themelore.“Me Erion Veliajn janë sjellë në mënyrën më të papranueshme. Çdo njeri i padënuar dhe dënuar, ka një paketë të drejtash të cilat duhet të respektohen“, u shpreh Berisha.

Ai iu referua gjithashtu edhe raportit të Avokatit të Popullit, duke theksuar se trajtimi i Veliajt në paraburgim është jashtë çdo standardi ligjor. “Për Erion Veliajn, çështja është siç e patë ju,” vijoi ai. “Dëshmitarët njëri pas tjetrit, pasi kanë kaluar në zyrën e Ramës – nuk e di, por kjo të provojë, ta hetojnë – kanë bërë dëshmi të cilat, për mua, faktojnë të vërtetën e vjedhjeve të tmerrshme që kanë bërë.”