Hisen Berisha ish-deputet dhe njohës i çështjeve ushtarake dhe të sigurisë, ka thënë se deklarata e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte për FSK-në ka qenë më e mira.
Ai ka thënë se kjo deklaratë është keqinterpretuar .
“Rutte e ka bërë deklaratën më të mirë të mundshme për FSK-në. Ne e kemi interpretuar në mënyrë më të shëmtuar e më denigruese në raport me forcën tonë dhe vetveten ka thënë Berisha në emisionin “InfoNata” në Tëvë1.
Ai ka thënë poashtu se deklarimi se anëtarësimi i Kosovës në NATO është rrugë e gjatë qëndron, pasi sipas tij, NATO është organizatë politike dhe ushtarake.
“Është rrugë e gjatë e Kosovës drejt NATO-s, sepse NATO është organizatë politike dhe ushtarake. Pra nuk mund të bësh ti integrimin ushtarak e nuk je kërkund me integrimin politik. Rutte çfarë thotë se është e vështirësuar, sepse ne ende nuk e kemi përfunduar procesin politik të shkëputjes nga Serbia. Kosova ende është me problemin e mbylljes së dialogut dhe shkëputje politike nga Serbia”, ka thënë Berisha.
Ai është shprehur se dhe procesi i transformim të FSK-së për dhjet vjet nuk ka qenë i rastësishëm. Duke theksuar se NATO garanton sigurinë e Kosovës, ka vlerësuar se Kosova mund ta përgatisë ushtrinë e saj pa e rënduar buxhetin.
Gjatë javë së kaluar Sekretari I Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, duke folur për FSK-në ka thënë se ata janë që FSK të përgatitet sa më mirë për misione humanitare në Kosovë.
“Mandati është që të sigurohemi që FSK-ja të jetë efektive në rolin e vet humanitar këtu në Kosovë. Kështu është mandati saktësisht i NATO-s për ta ndihmuar FSK-në që të jetë më e mirë si forcë humanitare kur ka fatkeqësi të tilla natyrore ose njerëzore”, ishte shprehur Rutte
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...