Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha e cilësoi votimin pa debat në Kuvend të programit qeverisës dhe përbërjes së Këshillit të Ministrave si poshtërim i parlamentit.
Berisha theksoi se, “është një akt tipik prej Kim Jong Uni. As Maduro nuk guxonte të bënte një akt të tillë”.
Kjo, theksoi kreu i PD, “është një thirrje për çdo qytetar të këtij vendi, të ngrihet në mision për të çliruar shqiptarët dhe Shqipërinë”.
Berisha u shpreh se, “Rama i vuri drynin parlamentit brenda 5 minutave”.
Sipas tij, “kjo është dhunë ekstreme ndaj qytetarëve shqiptarë”.
Berisha u shpreh se, “opozita do të marrë të gjitha vendimet. Opozita nuk do pajtohet kurrë me këtë dhunë ekstreme ndaj qytetarëve shqiptarë. Nuk është dhunë ndaj parlamentit, është dhunë ndaj qytetarëve shqiptarë”.
Berisha u shpreh se nuk bëhet zëdhënës i ambasadorëve.
“Atë për ambasadorët, le të flasin vetë ambasadorët. Unë nuk kam ndërmend të bëhem zëdhënës i askujt”.
Por, shtoi Berisha, “unë bëhem zëdhënës i atij populli opozitar, dhe gjithë qytetarëve, të cilët shkelmohen në këtë mënyrë”.