Berisha akuzon qeverinë për turizmin: Numri i të huajve në Shqipëri është ulur ndjeshëm - Gazeta Express
string(86) "berisha-akuzon-qeverine-per-turizmin-numri-i-te-huajve-ne-shqiperi-eshte-ulur-ndjeshem"

Shqiperi

Gazeta Express

05/08/2025 16:26

Berisha akuzon qeverinë për turizmin: Numri i të huajve në Shqipëri është ulur ndjeshëm

Shqiperi

Gazeta Express

05/08/2025 16:26

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka dalë sërish me akuza të forta ndaj qeverisë, këtë herë për menaxhimin dhe prezantimin e situatës së turizmit në Shqipëri. Ai ka hedhur dyshime mbi shifrat e publikuara nga qeveria.

“Numri i turistëve ka vazhduar të rritet në mënyrë të padiskutueshme. 2-3 vitet e fundit është paraqitur një numër prej 10 milionësh, që përbën një mashtrim të vërtetë, sepse përfshin të gjithë pasagjerët shqiptarë dhe rajonalë të linjave të lira të Rinasit. Por pavarësisht nga ky mashtrim i madh, numri i turistëve është rritur në mënyrë të pamohueshme”, deklaroi Berisha.

Sipas tij, megjithëse tendenca ka qenë në rritje, vitet e fundit kanë shënuar një kthesë negative në zonat bregdetare dhe liqenore të vendit.

“Viti i kaluar shënoi një rënie drastike në sezonin turistik të turistëve në brigjet, plazhet e deteve dhe liqeneve të Shqipërisë. Kjo rënie drastike vazhdoi edhe këtë vit, akoma më e thellë. Shkaku i kësaj rënieje, në mënyrën më të pabesueshme por edhe të pandershme, fshihet nga narkoqeveria, nga mediat e narkoqeverisë, fshihet nga ekonomistët e vendit, mediat e vendit dhe operatorët turistikë. E bëjnë nga padija apo frika dhe kodi i mafias, nuk mund ta them”, shtoi ai.

Në një reagim të shkurtër për letrën e dërguar nga kompania lobuese në SHBA, e cila kërkoi heqjen e shpalljes non-grata ndaj tij me argumentin se është politikan aktiv, Berisha zgjodhi të mos japë asnjë koment.

“Për këtë nuk kam koment. Në lidhje me këtë gjë, drejtohuni kompanisë dhe jo mua. Nuk jam zëdhënësi i kompanisë, s’flas për gjëra që s’më takojnë…”

Ndërkohë, lideri i opozitës nuk kurseu kritikat as ndaj hartimit të Kodit të ri Penal, duke e cilësuar atë si një veprim dashakeq dhe të qëllimshëm nga ana e kryeministrit Edi Rama.