Berisha akuzon Hasanin për presion ndaj ODIHR, ministria e Jashme e Shqipërisë e përgënjeshtron - Gazeta Express
string(94) "berisha-akuzon-hasanin-per-presion-ndaj-odihr-ministria-e-jashme-e-shqiperise-e-pergenjeshtron"

Ballina

Gazeta Express

04/08/2025 19:59

Berisha akuzon Hasanin për presion ndaj ODIHR, ministria e Jashme e Shqipërisë e përgënjeshtron

Ballina

Gazeta Express

04/08/2025 19:59

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar ministrin e Jashtëm Igli Hasani për presion dhe mashtrim ndaj misionit ndërkombëtar të vëzhguesve të zgjedhjeve të ODIHR, duke publikuar një letër që, sipas tij, Hasani u ka dërguar ndërkombëtarëve pas publikimit të raportit paraprak për zgjedhjet e 11 majit.

“Ky në vend se t’i falenderojë, u thotë se kemi shqetësime dhe shpreh indirekt kërcënim, pa studiuar asnjë dokument, por vetëm vullnetin patologjik për të mbrojtur farsën që kanë organizuar”, tha Berisha në një deklaratë për mediat.

Duke cituar përmbajtjen e letrës, Berisha theksoi se Hasani i konsideron disa pasazhe të raportit si të rrezikshme për errësimin e kontekstit të përparimit”, përfshirë përmendjen e përdorimit të burimeve shtetërore nga partia në pushtet dhe kritikat për votimin nga jashtë vendit. “Ky ministër, që vetëm ministër nuk mund të quhet, u shpreh Berisha, duke akuzuar më tej se ministria po kërcënon vëzhguesit ndërkombëtarë që të ndryshojnë raportin për 11 majin.

Pas akuzave, ka reaguar zyrtarisht Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, e cila mohoi kategorikisht çdo pretendim për presion ndaj ODIHR.

“Në letrën e përmendur nuk bëhet fjalë për ndërhyrje në punën e Misionit të vëzhguesve të ODIHR, dhe aq më pak presion ndaj tyre, thuhet në reagimin e ministrisë.

Më tej, institucioni sqaron se “dërgimi i sqarimeve teknike dhe të kontekstit është një praktikë e zakonshme në të gjitha proceset zgjedhore ndërkombëtare, ku shtetet pritëse kanë të drejtë të paraqesin komentet e tyre për gjetjet paraprake, në mënyrë që ato të shqyrtohen gjatë hartimit të raportit përfundimtar”.

“Edhe në rastin në fjalë, janë paraqitur sqarime që janë vlerësuar se mund të merren parasysh nga raportuesit gjatë hartimit të raportit përfundimtar. Sigurisht, marrja në konsideratë apo jo e sqarimeve, është në diskrecionin e plotë të misionit vëzhgues”, thekson Ministria e Jashtme.