Bëri seks me një 15-vjeçar, stjuardesa lirohet pas një jave burgim - Gazeta Express
string(65) "beri-seks-me-nje-15-vjecar-stjuardesa-lirohet-pas-nje-jave-burgim"

Gazeta Express

22/10/2020 19:16

Bëri seks me një 15-vjeçar, stjuardesa lirohet pas një jave burgim

Gazeta Express

22/10/2020 19:16

Një ish-stjuardesë e agjencisë së fluturimit Tiger Air që kishte kryer marrëdhënie seksuale me një djalë 15-vjeçar është liruar me kusht pasi kaloi vetëm një javë në burg.

Melissa Nosti, nga North Ryde në veri të Sidneit, kreu marrëdhënie seksuale me një student në shkollën ku ajo punonte më parë si oficer frekuentimi më 2010-ën, shkruajnë mediet e huaja, transmeton Gazeta Express.

33-vjeçari u dënua javën e kaluar me 18 muaj burg me një periudhë gjashtë mujore pa lirim me kusht pasi u deklarua fajtore, por që atëherë u la e lirë me kusht.

Nosti do të paraqitet në Gjykatën e Qarkut të Sidneit për seancë gjyqësore më vonë gjatë vitit. /Gazeta Express/