Bëri humor për kurdisje, suspendohet futbollisti i Napolit - Gazeta Express
string(57) "beri-humor-per-kurdisje-suspendohet-futbollisti-i-napolit"

Futboll

Gazeta Express

05/08/2022 20:19

Bëri humor për kurdisje, suspendohet futbollisti i Napolit

Futboll

Gazeta Express

05/08/2022 20:19

Futbollisti i Napolit, Gianluca Gaetano është suspenduar për dy ndeshje pasi që bëri humor në një ndejë private për kurdisje ndeshjes në Seri B derisa ai luante për Cremonese

22 vjeçari ishte i huazuar në atë kohë në Cremonese, një skuadër që do të shkonte dhe do të arrinte në Serie A pasi përfunduan në vendin e dytë në Serie B.

Lexo Edhe:

Para ndeshjes kundër Comos, të luajtur më 6 maj, Gaetano dërgoi një mesazh në WhatsApp të shoku i tij që luante në Como, Vittorio Parigini.

“Hey, a do të na lëshoni tre pikë nesër”, shkruhet në këtë mesazh, bashkë me dy emotikona duke buzëqeshur.

Parigini dhe autoritetet nuk e morën këtë gjë për shaka dhe Gaetano është suspenduar për dy ndeshje dhe do të paguajë 4500 euro gjobë..

Edhe Cremonese është dënuar 5000 euro për këtë incident.

Ndeshja përfundoi me rezultat 2-1 për Cremonese, ku në këtë ndeshje Gaetano  bëri një asist për Samuel Di Carmine.

Gaetano ka tri paraqitje për Italia U21 dhe është produkt i akademisë së të rinjve të Napolit, i cili ishte në huazim në Cremonese sezonin e kaluar. /GazetaExpress/